Drejtuesit e Partizanit vazhdojnë të jenë në merkato dhe atë e kanë shtrirë kryesisht jashtë vendit për të gjetur lojtarë të repartit të avancuar, ku skuadra ka vuajtur gjatë kësaj periudhe. Sipas “Panorama-sport” emri i fundit me të cilin janë duke u zhvilluar tratativa është ai i Agim Ibraimit, futbollistit tetovar, i cili së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Astanës nga Kazakistani. Mesfushori me tipare sulmuese, që mund të luajë si në qendër ashtu edhe në krah, pëlqehet nga drejtuesit e Partizanit dhe shanset që ai të luajë në Shqipëri janë të mëdha.