Kapiteni i skuadrës së Interit, Mauro Ikardi, dhe bashkëshortja e tij, Vanda Nara, kanë vendosur të kalojnë disa ditë pushime në Dubai. Çifti më i njohur në Serinë A kanë udhëtuar drejt një prej vendeve më luksoze në planet me anë të një avioni privat, në një nga hotelet më të shtrenjta me pesë yje, në Emiratet e Bashkuara Arabe. Bashkëshortja e Mauro Ikardit, Vanda, nuk ka harruar të postojë disa nga momentet e këtij udhëtimi, ku gjithashtu ka shprehur dashurinë për kapitenin, Ikardi.