Tiranë, 11 qershor – Kërkesa për impiçment për presidentin Ilir Meta do të jetë të enjten në seancë plenare të Parlamentit shqiptar si pikë e parë e rendit të ditës.
Kjo sot është dakorduar në takim me spikerin e Parlamentit Gramoz Ruçi me koordinatorët e grupeve parlamentare. Debati do të zgjas pesë orë dhe koha do të jetë proporcionale mes grupeve parlamentare ku më shumë kohë do t’i jepet grupit parlamentar të Partisë socialiste.
Pas përfundimit të debatit do të miratohet Draft- Rezoluta për arsyet e kërkesës për shkarkimin e shefit të shtetit.