Më shumë se 1 mijë zjarrfikës luftuan me flakët që shpërthyen sot në ishullin Evia pranë Athinës. Flakët qenë të mëdha kësisoj u evakuuan 4 fshatra dhe një manastir.
Autoriteti grek i Mbrojtjes Civile shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në zonën e Evisë, ku u vendosën rreth 280 zjarrfikës, vullnetarë, ushtarë, 6 aeroplanë që lëshojnë ujë dhe 6 helikopterë, bashkë me një tjetër helikopter që bashkërendonte operacionin.
Greqia i bëri thirrje Organizatës evropiane të Mbrojtjes Civile për ndihmë dhe katër avionë zjarrfikës u nisën nga Kroacia dhe Italia, tha kryeministri Kyriakos Mitsotakis.
Ky i fundit ndërpreu pushimet verore duke u kthyer në Athinë, për të vizituar qendrën kryesore të koordinimit të departamentit të zjarrfikësve.