Të parët nga rreth 300 refugjatë afganë sot arritën në Romë përmes korridorit humanitar të organizuar nga Qeveria italiane dhe shoqatat qytetare, humanitare dhe organizatat ndërkombëtare, kumtoi Ministria italiane e Punëve të Jashtme.
Qëllimi i korridorit humanitar është t’u japë mundësi refugjatëve të tjerë dhe afganëve të dëbuar të kenë të ardhme dinjitoze dhe të sigurt pas tërheqjes së SHBA-së nga Afganistani gushtin e kaluar dhe marrjes së pushtetit nga ana e talebanëve, kumtoi Ministria.
Mijëra qytetarë afganë u evakuuan pas rënies së Kabulit, por shumica të cilët rrezikuan hakmarrje nga talebanët, u lanë në vend. Ministria e Punëve të Jashtme në Romë kumtoi se prioritet do t’u japë grave dhe fëmijëve për korridorin përmes pritet të zhvendosen 1.200 refugjatë nga Irani dhe Pakistani dhe vendet e tjera fqinje.
Së paku nëntë refugjatë afganë arritën me fluturim nga Teherani. Edhe 200 duhet të arrijnë nga Islamabadi të mërkurën, ndërsa grupi i tretë do të arrijë nga Teherani të enjten.
Në të njejtën kohë, rritet numri i refugjatëve afganë të cilët përdorin ruta kontrabandiste, kështu që rreth 3.280 të cilët arritën në Itali përmes detit këtë vit, sipas Agjencisë së KB-së për refugjatë.
Organizata ndërkombëtare për emigracion kumtoi se afganët janë ndër refugjatët më të shumtë të cilët guxojnë ta kalojnë rutën e rrezikshme përmes Mesdheut drejt brigjeve evropiane. Deri të premten e kaluar arritën 8.121 njerëz.
Dy organizatat janë të përfshira në organizimin e transferit të refugjatëve përmes korridorit, së bashku me ministritë italiane të Punëve të Jashtme dhe Punëve të Brendshme dhe organizata humanitare.