Pas votimit në vendvotimin në gjimnazin “Josip Broz-Tito”, presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov deklaroi se pret që këto zgjedhje lokale të kalojnë në atmosferë të qetë, demokratike dhe korrekte. “Sot kur u zgjidhet pushteti lokal, qytetarët mund t’i zgjedhin ata të cilët gjatë fushatave zgjedhore u kanë ofruar se do t’ua përmirësojnë jetën e tyre dhe kushtet për jetë, sepse jeta reale gjithmonë është në nivel lokal dhe qytetarët presin ata që do t’i zgjedhin t’ua përmirësojnë cilësinë e jetës”, tha Ivanov. Pres edhe këto zgjedhje si edhe të deritanishmet, shtoi Ivanov, të tregojnë pjekuri te qytetarët dhe të tregojnë se siç shkojmë në çdo zgjedhje, ashtu edhe ecim para dhe e pasurojmë demokracinë dhe ofertën për qytetarët.