E enjte, 9 Tetor, 2025
18.8 C
Skopje

Izraeli nuk mund të fshihet më pas sloganit “Nuk jam Qeveria ime”

60 mijë palestinezë të vrarë nuk janë thjesht “mjet” për të rrëzuar Netanyahun, janë një tragjedi që duhej parandaluar. Uniteti në protesta nuk ka kuptim nëse shmanget thelbi i çështjes. Nëse nuk kërkojmë publikisht fundin e masakrës, jemi bashkëfajtorë

Nga Haaretz

Fotot e fëmijëve të uritur nga Gaza e bombarduar po depërtojnë edhe në mediat izraelite, duke thyer murin e heshtjes që deri pak javë më parë i mbante këto pamje larg publikut. Çdo ditë e më shumë, izraelitë po postojnë në rrjetet sociale: “Jam izraelit. Nuk jam qeveria ime”. Ky slogan, i përdorur prej vitesh për t’u distancuar nga politikat e Netanyahut, synon të “lajë duart” nga krimet e kryera ndaj komunitetit LGBTQ, minoriteteve apo palestinezëve. Sa prej izraelitëve liberalë, laikë e të majtë kanë shërbyer vetë në Gaza, duke zbatuar politikat e qeverisë? Sa prej nesh kanë heshtur në darkat familjare, ndërsa të afërmit shkonin për një tjetër ofensivë? Sa parti “opozitare” kanë qëndruar pa thënë asnjë fjalë kundër mënyrës se si po zhvillohet kjo luftë?

Fajësimi, ndërkohë që rrimë duarkryq, nuk mjafton. “Kjo është tentativë për zhdukjen e palestinezëve” Duhet të pranojmë të vërtetën: lufta në Gaza është përpjekje për t’i zhdukur palestinezët nga harta, me urinë, zhvendosjen e detyruar ose me vdekje. Vetë ministrat e kanë thënë hapur. Fjalia e ministrit Amichay Eliyahu se “Gaza duhet të jetë hebraike”, nuk lë vend për dyshime.

60 mijë palestinezë të vrarë nuk janë thjesht “mjet” për të rrëzuar Netanyahun, janë një tragjedi që duhej parandaluar. Uniteti në protesta nuk ka kuptim nëse shmanget thelbi i çështjes. Nëse nuk kërkojmë publikisht fundin e masakrës, jemi bashkëfajtorë. Fundjavën e kaluar, aktivistë izraelitë sulmuan skenën e “Big Brother” gjatë transmetimit live, duke bërë thirrje për tërheqjen e IDF-së. Këto veprime duhet të rriten dhe të shndërrohen në pengesa reale për funksionimin e qeverisë, derisa lufta të ndalet. Sa kohë që nuk e quajmë publikisht këtë një gjenocid, qeveria do të vazhdojë të justifikojë gjithçka në emër të pengjeve apo “sigurisë kombëtare”. Demokracia izraelite mund të presë, por e njëjta gjë nuk vlen për jetët në Gaza…

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm