Ole Gunnar Solskjaer është trajneri i ri i Manchester United duke zëvendësuar Jose Mourinhon në stolin e “djajve të kuq”. Filozofia e tij është të ndjekë shembullin e Sir Alex Ferguson te kjo skuadër. Madje Solskjaer ka një marrëdhënie të shkëlqyer me ish-trajnerin legjendar të United dhe tregon se ka marrë edhe bekimin e tij për këtë aventurë. Tekniku tregoi edhe bisedën që patën mes tyre, teksa Ferguson i kishte dhënë edhe mesazhin e madh. Ai i kishte thënë: “Luaj me guxim, merr rreziqet përsipër dhe tregoje veten në ç’do ndeshje. Është momenti yt”.