Mishi është një prej produkteve ushqimore që ruhet në pjesën e ngrirë të frigoriferit. Por cila është mënyra më e mirë për ta shkrirë, kur duam t’i ruajmë vlerat ushqimore? Ekspertët këshillojnë që momentin e nxjerrjes nga ngrirja të vendoset në një enë me ujë të ftohtë. Mënyra më e mirë për të shkrirë mishin është të nxirret nga qesja dhe të vendoset në ujë. Kjo e parandalon rritjen e baktereve. Ajo që i bashkon ngrirjen dhe shkrirjen si procese është fakti që të dyja duhet të bëhen në një kohë sa më të shkurtër.