“Një mollë në ditë të mban larg nga doktori”. Kjo shprehje amerikane duket se funksionon vërtet. Organizmi ynë ka nevojë për fruta dhe një ndër to është edhe molla, e cila ndihmon në funksionimin si duhet të trupit tonë. Prej shumë kohësh aftësia e mollës për të parandaluar tumorin e zorrës së trashë ishte e njohur nga e gjithë bota mjekësore por, së fundmi studiuesit kanë arritur të zbulojnë arsyen e vërtet për aftësitë parandaluese që molla ka. Ekspertë të Universitetit të Salernos në Itali zbuluan se disa molekula të këtij fruti kanë aftësi të veçanta kundër tumoreve duke vepruar vetëm në qelizat e prekura. Gjatë studimit të tyre, ekspertët zbuluan se disa proteina ushqyes të këtij fruti kishin aftësi të parandalonin rritjen e tumorit në zorrën e trashë dhe gjatë analizimit të këtyre proteinave ata dolën në përfundimin se ishin të njëjta me ato të përdorura në medikamentet antitumoriale.