Fatmire “Lira” Alushi (dikur Bajramaj) javë më parë njoftoi se do të pensionohet përfundimisht nga futbolli në moshën 28 vjeçare. Ajo, në arsyetimin e saj theksoi se këtë vendim e ka marrë pasi synon t’i përkushtohet tërësisht familjes dhe se i pëlqen të qenit nënë, shkruan zeri.info. Mirëpo, tash mediat gjermane kanë zbuluar se prapa këtij vendimit të ish-përfaqësueses gjermane qëndron fakti se ajo është duke e pritur fëmijën e dytë, pra është shtatzënë, me futbollistin Enis Alushi, me të cilin është e martuar. “Lira” e kishte një karrierë të jashtëzakonshme, duke luajtur për ekipet gjermane FCR Duisburg, 1. FFC Turbine Potsdam e 1. FFC Frankfurt si dhe në Francë me Paris Saint-Germainin, derisa ka fituar Kampionatin Botëror, ka marrë medalje olimpike dhe e ka fituar Ligën e Kampionëve.