E premte, 21 Mars, 2025
5.8 C
Skopje

“Jahi Hasani” në Festivalin e Lezhës

Në edicionin e IX të Festivalit Tipologjik Kombëtar të Rapsodëve dhe Instrumentistëve Popullor që do mbahet në Lezhë të Shqipërisë më 24 dhe 25 nëntor, nga Maqedonia është ftuar Shoqëria Kulturore Artistike “Jahi Hasani” nga Çegrani i Gostivarit. Ansambli “Jahi Hasani” do të jetë mysafirë që do të performojnë valle tipike nga Pollogu në mbrëmjen e hapjes së Festivalit që paraqet një nder të veçantë për punën, rezultatet, si dhe famën që ka bërë ansambli folklorik nga Gostivari. Nga ky Ansambël shpresojnë që kostumi i veçantë, si dhe interpretimi live me lodra e surle të krijojnë atmosferë të bukur. “Të jesh mysafir dhe i ftuar special në një event të madh të folklorit është privilegj dhe një dëshmi për vlerat e rralla që pasuron folklorin autentik”, është shprehur prof.Zani Memedi, kryetar i SHKA “Jahi Hasani” nga Çegrani, duke shtuar se këtë “Jahi Hasani” ka fituar edhe shumë çmime, ndërsa vlen të përmendet çmimin e dytë në Festivalin “Anadrinija jehon” në Rahovec, prezantimet e suksesshme ndërkombëtare në Itali dhe Turqi…

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm