James Rodriguez është përshëndetur mbrëmë në “Santiago Bernabeu”. Ai i tha lamtumirë publikut madrilienë, në ndeshjen e fundit në stadiumin mitik të Real Madridit. Sot “As” ka publikuar një shkrim në lidhje me skuadrën e re, duke e konfirmuar marrëveshjen e tij me Manchester United. Sipas kësaj gazete, James ka një akord me Jose Mourinhon, i cili do të zyrtarizohet në qershor. Detajet financiare nuk janë publikuar ende.