Nëse do të pyesnit mbrojtësin e Kilit, Gonzalo Jara në lidhje me hobit dhe interest e tij, me siguri ai do të harronte të përfshinte në listën e gjërave të tij edhe vesin e futjes së gishtit në anën e pasme të kundërshtarëve të tij. Ish-futbollisti i West Brom u bë protagonist i titujve kryesorë në Copa America në vitin 2015, kur i futi gishtin në fundshpinë Edinson Cavanit, duke aktivizuar kështu reagimin e sulmuesit Uruguajan, që më pas u detyrua të largohet nga fusha, për shkak se u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Në një ndeshje të vlefshme për fazën kualifikuese të Kupës së Botës, mes Kilit dhe Uruguajit natën e mbrëmshme, e përfunduar me rezultatin 3-1 në favor të ekipit vendas, Jara u duk se iu rikthye vesit të vjetër dhe kësaj rradhe viktima ishte futbollisti i Middlesbrough, Gaston Ramirez.
Normalisht mund të ishte konsideruar edhe thjeshtë një përkëdhelje e pafajshme nga pas, por e kaluara e Jara-s me veprime të pahijshme në të njëjtën zonë të trupit të kundërshtarit, bëri që të gjithë të mendojnë se ai përsëriti të njëjtin akt edhe mbrëmë.