Seanca e 104 e Parlamentit, në të cilën diskutohet për dorëheqjet dhe shkarkimet e anëtarëve të kabinetit të kaluar qeveritar, por edhe për kandidatët e rinj, ka filluar më 13 shkurt dhe është ende në vazhdim. Parlamenti paraprakisht konstatoi dorëheqjet e ministrit të Drejtësisë Nikolla Tupançevski dhe ministrit të mjedisit jetësor Naser Nuredini, si dhe zëvendësministrave të Shëndetësisë Vladimir Rendevski dhe Drejtësisë Agim Nuhiu
Xhenur ISENI
Shkup, 24 shkurt – Maqedonia e Veriut tanimë në javën e dytë është zyrtarisht në proces dhe procedurë parlamentare për rikonstruimin e Qeverisë, si rezultat i një marrëveshje të re koalicioni. Seanca e 104 e Parlamentit, në të cilën diskutohet për dorëheqjet dhe shkarkimet e anëtarëve të kabinetit të kaluar qeveritar, por edhe për kandidatët e rinj, ka filluar më 13 shkurt dhe është ende në vazhdim. Parlamenti paraprakisht konstatoi dorëheqjet e ministrit të Drejtësisë Nikolla Tupançevski dhe ministrit të mjedisit jetësor Naser Nuredini, si dhe zëvendësministrave të Shëndetësisë Vladimir Rendevski dhe Drejtësisë Agim Nuhiu.
RIKONSTRUIMI NUK DUHET TË RREZIKON FUNKSIONIMIN E SISTEMIT
Sipas teorive socio-politike, rikonstruimi i Qeverisë është në masën më të madhe një procedurë politike që nuk duhet të kërcënojë funksionalitetin e sistemit administrativ të shtetit, gjegjësisht të institucioneve. Mirëpo, në javën kur filloi debati parlamentar për rikonstruimin e Qeverisë, në opinion u zbulua se për shkak të dorëheqjes së ministrit të Drejtësisë, zbatimi i eurobondit prej 600 milionë eurosh ishte bllokuar, pra se në fakt, e gjithë procedura e mëparshme dështoi. Ekspertët thonë se nisja e një procedure të re për marrjen e fondeve me eurobond do të jetë me kushte të ndryshme, më të rrepta. Simptomatike bëhet fakti se përderisa Qeveria është në rikonstruim, u hakua edhe sistemi FSSH, për shkak të të cilit punonjësit shëndetësorë në vend nuk mund të marrin pagën e janarit, por vonohen edhe pagesat e kompensimeve shëndetësore për qytetarët. Krahas sindromës jofunksionale të institucioneve, protesta e punonjësve të arsimit para Ministrisë së Arsimit, të cilët ankohen se po pengohen të përfundojnë procesin e dhënies së provimit të menaxhimit, për të marrë licencat e duhura për drejtorët e shkollave konvikte studentore, qendra qytetare… Kjo koincidencë situatash sistematike jofunksionale ngre pyetjen nëse është një rastësi kjo rrethanë apo amullia e institucioneve është pasojë e drejtpërdrejtë e situatës “qeveria në rikonstruim”?
KRIZA INSTITUCIONALE PO ESKALON
Analisti politik, Sinisha Pekevski gjithë këtë situatë e përshkruan me fjalën “papërgjegjshmëri”. Ai shprehet se që nga mëvetësia e vendit, ne gjithmonë kemi qenë në krizë institucionale. “Reagimi i parë për gjendjen aktuale të stagnimit institucional në Maqedoninë e Veriut, derisa po zhvillohet debati parlamentar për rikonstruimin e Qeverisë, do të ishte: a na kujtohet kur që nga pavarësia nuk kemi qenë në krizë funksionale të institucioneve? Kjo koincidencë situatash vetëm sa më qartë dhe më ilustrues pasqyron krizën e përgjithshme njerëzore, drejtuese, institucionale kronike në vend, e cila po përshkallëzohet vazhdimisht, për shkak të klimës së krijuar politike të papërgjegjshmërisë së përgjithshme! Është shumë ironike që ndërkohë që njerëzit e parë të Qeverisë janë në një konferencë sigurie, në Mynih, në vend është një gjendje e sistemit të hakuar të një institucioni si FSSH. Të mos flasim për sigurinë nga pikëpamja e kufijve, e administratës së burgjeve, etj. Përshtypja është se pushteti ekzekutiv është i dobët në raport me funksionalitetin e institucioneve, të cilave u referohen në mënyrë të pashmangshme qytetarët. Dhe e vetmja gjë që ka rëndësi për ta është që tenderët të zhvillohen dhe të kryhen”, thotë analisti politik Sinisha Pekevski. (koha.mk)