Kryeministri italian, Matteo Renzi ka dhënë dorëheqje pas disfatës së thellë në një referendum për planet e tij në reformën kushtetuese. Në një konferencë në orët e vona, ai tha se merr përgjegjësinë për rezultatin. Ai tha se kampi “Jo” duhet tani të del me propozime të qarta. Shkurtimisht, ndryshimet e propozuara kanë përfshirë reduktimin e pushtetit të Senatit – nga 315 anëtarë sa janë aktualisht në 100 – si dhe zvogëlimin e kompetencave të autoriteteve rajonale. “Paçim fat të gjithë”, ka thënë Renzi para gazetarëve. Ai tha se njoftimin për dorëheqje do ta jap të hënën gjatë mbledhjes së kabinetit pas dy vjet e gjysmë qëndrimi në zyrë.