Tregu i muzikës sonë çdo ditë e më shumë po pasurohet me emra të rinj që futen në këtë treg të ngjeshur . Një artist i ri që premton shumë në industrinë e muzikës është Jetmir Abazi . Jetmiri sapo ka publikuar projektin e tij më të ri me titull “Mjeri une ” këngë kjo që vjen e vizualizuar me videoklip. Ky projekt është punuar në mënyr shumë profesjonale dhe Jetmiri e sjell të interpretuar në mënyrë të veçantë, këngë e cila pritet të rezultojë e suksesshme. Muzika dhe teksti është punuar nga Agon Neziri, ndërsa videoklipi është punuar nga kompania RGB Entertainment. Shumë prej artistëve tanë edhe pse emra të rinj janë pritur mirë nga publiku, Jetmiri është një emër që premton të ngritet shpejt në skenë.