Prishtinë, 21 qershor – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunim ndërkombëtar i Republikës së Italisë, Luixhi Di Maio do të udhëtojë nesër në Kosovë ku do të takohet me ministren për Punë të Jashtme të Kosovës dhe diasporës, Donika Gërvalla, ndërsa do të ketë paraqitje edhe para deputetëve në Kuvendin republikan.
Sipas agjendës që e ka publikuar pasditen e sotme MPJ e Kosovës, Di Maio duhet të arrijë në aeroportin e Prishtinës në orën 14 e 20 minuta, ndërsa në orën 15 është paraparë takim bilateral me Gërvallën, ku dy ministrat do të marrin pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim mes dy vendeve nga ana e ministrit kosovar për Financa, Hekuran Murati dhe ambasadorit italian në Prishtinë, Nikolla Orlando.
Kuvendi i Kosovës, përmes kumtesës deri te mediat, informon se nesër në orën 17 e 30 minuta do të mbahet mbledhje e jashtëzakonshme ku deputetëve do t’u drejtohet shefi i diplomacisë italiane.
Është paraparë takim i Di Maios me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.