Juventus dhe Atletico Madrid po bëjnë një duel të fortë në distancë edhe pse merkato zyrtarisht është e mbyllur. Dy klubet e mëdha po garojnë për shërbimet e Ruben Dias, xhevahirit të Benficës që po shkëlqen këtë sezon dhe që ka një vlerë për momentin në 40 milionë euro.
Atletico Madrid e ka vëzhguar disa herë mbrojtësin 21-vjeçar duke u bindur se do të ketë një ardhme të madhe ndërsa Juventusi po përdor agjentin e famshëm Jorge Mendes për të afruar lojtarin. Por bardhezinjtë mund të përfshijnë edhe kartonin e Marko Pjaca për të finalizuar operacionin ndaj dhe shihen si favoritë për të arritur te talenti portugez.