Dita e madhe ka ardhur: Juventus dhe Lazio janë të gatshëm për finale e Kupës së Italisë, që do të luhet në “Olimpico”. Për kampionët e Italisë, në fakt, do të jetë hapi i parë drejt një “triplete” të mundshme, çka do të ishte e mahnitshme. Kjo do të vijonte më tej me sigurimin matematikor të titullit kampion në Seria A (të dielën, nëse do të marrë një fitore në fushën e Crotone) dhe pastaj me finale e Ligës së Kampionëve, ku do të përpiqet të triumfojë ndaj Real Madridit më 3 qershor, në Cardiff. Nëse ia del të mundë Lazion në këtë ndeshje vendimtare, kjo do ta lejojë Juventusin të krijojë një rekord të ri, sepse tashmë i ka fituar dy edicionet e fundit të Kupës së Italisë dhe askush nuk e ka ngritur këtë trofe tri herë radhazi. Por, nga ana tjetër, Lazio ka ambicie në mënyrë të barabartë, është një ekip i forte. Fitimi i kësaj finaleje në stadiumin e vet (edhe pse zyrtarisht do të jetë ekipi vizitues) do të jetë kulmi i një sezoni të pabesueshëm, që nisi me vështirësi të mëdha, por Simone Inzaghi, i katapultuar pothuajse rastësisht në stolin bardhekaltër, e ka bërë të harrohet refuzimi i madh i Marcelo Bielsa.
Më poshtë po ju njohim me formacionet e mundshme të të dyja skuadrave: JUVENTUS-LAZIO
JUVENTUS (4-2-3-1): Neto; Barzagli, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Marchisio, Rincon; Dani Alves, Dybala, Mandzukic; Higuain.
LAZIO (3-5-2): Strakosha; Bastos, De Vrji, Ëallace; Basta, PArolo, Biglia, Milinkovic-Savic, Lulic; Keita, Immobile.