Në një sulm përpara, në vend që të kalonte topin tek partneri dhe miku i tij, Higuain, Dybala donte të provonte të shënonte, duke dërguar topin mbi traversë, nga një pozicion i decentralizuar. Një skenë loje që tani ndoshta do të përdoret nga Alegri vetëm për ta bërë lojtarin të kuptojë gabimin. Kjo është, gjithashtu, e dukshme në fjalët e teknikut bardhezi, pas fitores së djeshme:
“Stoli është një nxitje. Është e rëndësishme që Dybala të reagojë, sepse futbolli është një sport ekipor. Cilësia e tij është e dukshme dhe ai po shërohet, por duhet të ndihet mirë fizikisht dhe mentalisht”, u shpreh Alegri.
“Ti nuk duhet të mendosh vetëm për golin. Vështirë të bësh tridhjetë gola në një ligë, por pesëmbëdhjetë gjer në njëzet, me shumë asistime. Na vjen keq për ta lënë atë në stol. Me siguri, atij nuk i përshtaten krahasimet me Messin. Këtu ju keni bërë një gjë të padrejtë, duke e ngarkuar atë me presione, që një djalë 24-vjeçar nuk duhet t’i ketë”, shtoi më tej trajneri i Juventusit.
Por, pastaj, ishte edhe drejtori Beppe Marotta, me fjalë stimuluese. “Ai është duke jetuar një moment të vështirë. Siç Pirandello tha, ai ka për të gjetur një ekuilibër mes personit dhe karakterit. Me një mendje të hapur mund të kthehet duke bërë punë të madhe”.
Tabloja është e plotë: djaloshi argjentinas ende nuk është 100 për qind i qartë, i torturuar nga një krahasim me Messin, nga diçka tjetër në jetën ekstra të futbollit dhe, madje, edhe për shkak të ankthit të performancës, sepse të gjithë presin shumë prej tij. Por Alegri e di mirë se si t’i trajtojë këto raste dhe së shpejti Dybala do të kthehet për të “pikturuar” me futbollin e tij.