Heroi i Tottenham Harry Kane kaloi një mbrëmje të bukur duke mundur Chelsea ditën e mërkurë dhe nuk mungoi edhe një incident që përfshin shokun e ekipit Jan Vertogen. Sulmuesi anglez ishte duke festuar një nga golat e Dele Alli kundër Bluve dhe mezi po priste të postonte një foto të momentit fantastik teksa po festonte bashkë me kolegët e tifozët.
Por teksa turmës iu bashkua edhe mbrojtësi belg – me fotografët e “White Hart Lane” që kapën momentin – një dorë e zgjatur e Vertongen bëri që rrjetet sociale të shpërthenin. Pas fitores në derbi, trajneri i Spurs Mauricio Pochettino tha: “Mendoj se paraqitja jonë tregoi se mund të jemi kompetitivë dhe mund të arrijmë gjëra të mëdha.”
“Jemi shumë të lumtur pasi gjëja më e rëndësishme për ne është të tregojmë karakter të madh dhe të jemi shumë kompetitivë. Mbase ky ishte problemi sezonin e kaluar, që nuk ishim kaq kompetitivë. Duhet të punojmë shumë, të vuajmë e të luftojmë. Ndonjëherë duhet të lejosh kundërshtarin të ketë topin pasi ata të bëjnë presion, por është ai momenti kur duhet të punosh fort e të jesh i fortë mendërisht.”