Një kanibal vrau një prostitutë dhe i fshehu organet e saj në frigoriferin e tij për t’i ngrënë më vonë. Alfred U., 63 vjeç, u arrestua në shtëpinë e tij në Vjenë me dyshimin për vrasjen e një prostitute sllovake, emri i të cilës nuk bëhet i ditur.
Policia nisi një hetim pasi u gjet një trup femre në fund të liqenit Neusiedl, i cili shtrihet në kufirin mes Austrisë dhe Hungarisë. Hetuesit austriakë dyshojnë se pjesët e trupit kanë qenë në fund të liqenit për disa muaj. Të mërkurën, policia dhe prokurorët mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp në qytetin Eisenstadt.
Policia tha se gjetën gjymtyrët e prostitutës në frigoriferin e Alfred U-së në kasollen e tij të vogël në breg të liqenit Neusiedl. Kur policët u përballën me të, Alfred U. u tha se është një kanibal dhe se donte ta hante mishin e gruas, njoftoi media lokale.
“Kam menduar që ta shijoj atë më vonë, ndaj e futa në frigorifer,” tha ai. Alfred U. i tha policisë se e preu trupin në copa me një thikë dhe një sharrë në vaskën e tij. Ai pastaj tha se vendosi t’i shtypë zorrët e gruas për t’i bërë ato të vogla dhe i futi në frigoriferin e tij.
Por ai u zbulua duke lëvizur disa herë në Mercedes e tij të vjetër në kasollen e tij në liqenin Neusiedl, ku hodhi copat e trupit, ndërsa zorrët i mbajti në frigorifer. Alfred U., një ish-i dënuar, i cili ka kaluar 32 vite burg, thuhet se gjithashtu i tha policisë se ai u takua me viktimën e tij në një nga terminalet hekurudhore të Vjenës dhe e përshkroi atë si një “njohje të rastësishme”.
Ai i tha policisë se e mori gruan në shtëpinë e tij për seks. “I kërkova të ishte e sjellshme me mua, të më puthte dhe të më përkëdhelte. Ajo nuk pranoi. I kapa gjoksin, pastaj ajo filloi të bërtiste”, tha ai.
Dënimet e tij të mëparshme përfshijnë burg në vitin 1984 pasi sulmoi partnerin e ish të dashurës dhe përdhunoi të dashurën e tij. Alfred U. gjithashtu u tha policëve: “Unë nuk jam një person i keq. Dëshiroj që gratë të më duan. Por ata nuk më trajtojnë mirë”.
Aktualisht ai është i mbyllur në paraburgimin hetimor në Burgun e Eisenstadt të Austrisë. “Të them të vërtetën, isha më e lumtur në burg sesa jashtë”, u tha ai policëve.