Shkup, 16 nëntor – Ligjet pozite, të cilat do të stimulonin punën e mësimdhënësve, nuk janë thuajse asnjëherë në sinkron me përgjegjësitë apo ndëshkimet që ata mund të marrin si pasojë e mosrespektimit të ligjeve me të cilat rregullohet marrëdhënia e tyre në shkollë. Kur duhet të investohet për cilësinë e mësimdhënies apo edhe të rregullohen me Ligj mënyrat dhe format e karrierës së mësimdhënësve, organet kompetente gjejnë çdo herë mënyrën për të shmangur detyrimet. Madje, nuk u përmbahen as marrëveshjeve të arritura me organizata sindikaliste dhe as zbatimit të ligjeve për karrierë në arsimin fillor dhe të mesëm. Ligji për Akademinë e Mësuesve, me të cilën pretendohej reformë thelbësore, është anuluar gjithashtu, megjithëse për të njëjtin nuk janë aspak optimist në Lidhjen e Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Shkup. Por edhe përtej kontesteve për Akademinë, në LASH vlerësojnë se “sa herë që Qeveria duhet të nis zbatimin e detyrimeve që burojnë nga ligjet pozitive, ndodhë të anulohen çdo herë afatet e caktuara paraprakisht me Ligj”. Kështu, thonë se ndodh çdo herë. Nuhi Dardhishta, kryetari i LASH-it, tregon se anulimi i afateve është bërë praktikë. “Të gjitha ligjet pozitive që kanë në fokus mësimdhënësit anulohen jo një herë, por disa herë. Kështu ka ndodhur edhe me ligjet e karrierës në arsim, të cilat janë nxjerrë në Parlament shumë vite më parë, por që nuk gjejnë zbatim as sot e kësaj dite. Sa afrohet periudha e zbatimit të atyre ligjeve, propozohet Ligj për plotësimin dhe ndryshimin e atyre ligjeve dhe asnjëherë nuk u shpëton këtyre ndryshimeve neni për hyrjen në fuqi të atyre ligjeve. Çdo herë pra, anulohet afati i zbatimit të ligjeve për karrierë të mësimdhënësve”, deklaron Dardhishta. Anulimi i afateve kohore për zbatimin e ligjeve pozitive në arsim, sipas tij, shkon në dëm të cilësisë së arsimit, sepse si në çdo profesion, ashtu edhe në arsim, ata që merren me procesin e mësimdhënies kanë nevojë për… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.