Shkup, 16 mars – Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, dhe anëtarët e Kryesisë Qendrore, Kastriot Rexhepi, e Zira Agushi, kanë realizuar një takim me Ambasadorin e Norvegjisë, Shkëlqesinë e tij, Arne Sannes Bjornstand. Në këtë takim, sipas njoftimit zyrtar të Lëvizjes BESA, është biseduar lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend sidomos për pikat strategjike që mund ta nxjerrin vendin nga kjo krizë institucionale dhe politike pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit. Më këtë rast Lëvizja BESA shprehu qëndrimet e saja përkitazi me zhvillimet e fundit dhe kombinatorikat qeveritare. Për Lëvizjen BESA platforma Ridefinimi, është një pikë – reference prej ku Maqedonia mund të rikthehet rrugës së eurointegrimeve. BESA ka bërë të ditur se është e gatshme ta jap kontributin e saj në këtë drejtim dhe të bëhen reformat e nevojshme që burojnë nga raporti i Pribes. Të dyja palët janë dakorduar që takime të këtilla miqësore të vazhdojnë edhe në të ardhmen.