Një mësues ishte kidnapuar, droguar dhe dhunuar nga katër femra “hajdute të spermës”. Viktimën e lanë të zhveshur me organe gjenitale të lënduara afër një shkurreje. Njeriu i pa identifikuar për publikun, që besohet se është rreth moshës 30 vjeçare, tha për policinë se ishte ngacmuar seksualisht pasi që vozitësi kishte ndërruar kahjen e udhëtimit sepse duhej të “merrte” dikë tjetër. Vozitësi ishte ndalur dhe katër gra e kishin detyruar të pijë një lëng pas të cilit ai ishte alivanosur, dhe gratë e kishin dhunuar. Pas ngjarjes ai kishte veshur rrobat dhe kishte ecur deri te stacioni i policisë, ku edhe kishte denoncuar përdhunueset. Tri gra janë arrestuar me 31 prezervativë plot spermë. Ngjarja kishte ndodhur në Zimbabve.