Fisnik PASHOLLI
Shkup, 17 mars – Franca është shteti ku punëdhënësit ndajnë më së shumti të holla për të dhënat e ndryshme për punëtorët në Evropë, me gati 58 për qind të ngarkesave për tatime dhe kontribute sociale. Në Maqedoni, këto të dhënat në të ardhura janë dyfish më të vogla – me afër 30 për qind të pagesave që punëdhënësi paguan në arkën e shtetit në emër të detyrimeve të ndryshme. Analiza e krahasimit midis të hollave që punëdhënësi i ndan për punëtorin apo bruto paga, dhe dallimi pas anulimit të borxheve që duhet ti paguhen shtetit – tregon se në Maqedoni – nga paga bruto prej 34.374 denarë, për shtetin ndahen afër 11 mijë denarë, që është 30 për qind e ngarkesës në pagën bruto. Nga ana tjetër, në Francë, punëtorit prej pagës prej 56.246 euro bruto, punëtorit në fund i mbetet pagë neto prej 23.889 euro, pas pagesës së të dhënave të obligueshme që i ka imponuar shteti. Në ndërkohë, sipas Entit Shtetëror të Statistikës, bruto paga mesatare e një punëtori në Maqedoni në dhjetor të vitit të kaluar ishte 34.374 denarë. Pas pagesës së borxheve ndaj shtetit, pjesa tjetër e mbetur paraqet neto rrogën e cila në dhjetor për një punëtor në mesatare ka qenë e vlefshme 23.457 denarë. Me fjalë të tjera, një punëtor në Maqedoni – në nivel vjetor ka fituar gjithsej 412.488 denarë përmes pagës bruto, ndërsa nga ana tjetër – paga neto në nivel vjetor është 281.484 denarë. E llogaritur në numra, kjo do të thotë se shteti urdhëron së pari të ndalen 131.004 denarë në nivel vjetor apo rreth 30 për qind e pagës bruto, gjegjësisht për çdo muaj anulohen 10.917 denarë në emër të pagesës së kontributeve shoqërore, shëndetësore, si dhe tatimeve. Nga ana tjetër, plakja e popullatës në Evropë dhe ulja e fuqisë punëtore që do të paguajë kontributet për shëndetësi dhe pensione, ka imponuar që të dhënat e përgjithshme të pagës të rriten prej 44 për qind në vitin 2010 në 45 për qind në vitin 2016 në nivel të 28 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Sipas analizës së Institutit ekonomik “Molinari” të Francës, Franca ka tejkaluar Belgjikën për shkallët më të lartë të pagesave të ndryshme. Sipas analizës së tyre, Franca me 57.67 për qind ka nivelin më të lartë të ngarkesës së rrogës, gjegjësisht në këtë shtet – në nivel vjetor paga bruto është 56.246 euro, ndërsa paga neto është 23.889 euro. Franca ka zhvendosur Belgjikën si shtet anëtar i BE-së me taksat e punës me norma më të larta si mjete që shkojnë për shtetin, si rrjedhojë e rritjes së kontributeve sociale për sëmundje, pleqëri apo transport, si dhe e uljes së kontributet sociale franceze për ndihmat familjare. Në Austri ka pasur shkurtime tek normat e taksave të ardhurave personale që hynë në fuqi në vitin 2016, andaj si rrjedhojë e kësaj – austriakët janë duke punuar 15 ditë më pak që të paguajnë tatimet e tyre. “Pensionet më të larta dhe shpenzimet e larta të kujdesit shëndetësor renditen ndër efektet kryesore të plakjes së popullatës në Evropë, ndërsa ka më pak punëtorë që të paguajnë këto shpenzime . Në vitin 2015, kishte vetëm 45 për qind të popullatës në BE si fuqi punëtore, që është një ulje prej 1 për qind në raport me studimin e parë të vitit 2010. Rrjedhimisht, ulja apo shkurtimi i buxhetit dhe rritja ekonomike mbeten shpresa më e mirë e punëtorëve kundër rritjes së tatimeve në të ardhmen e afërt”, konstaton analiza e Institutit ekonomik francez “Molinari”.
Në ndërkohë, analizat e këtij Instituti tregojnë se pagë mesatare bruto më të ulëta në BE paguhen në Bullgari me 5927 euro dhe në Rumani me 7175 euro. Me fjalë të tjera, punëtorët bullgarë në mesatare kanë pagë vjetore prej 3700 euro, ndërsa ata rumunë prej 3758 euro në vit.
Në Kroaci, paga bruto është 14.163 euro, ndërsa ajo neto që punëtori pranon në dorë është 8054 euro. Në Slloveni, paga bruto është 20.725 euro, ndërsa ajo neto është 11.684 euro në vit, apo çdo slloven ka pagë mesatare prej 973 euro. Nga shtetet e tjera, në Austri paga bruto është 55.750 euro, ndërsa ajo neto është 25.257 euro, ndërsa në Gjermani – paga bruto është 54.832 euro, ndërsa ajo neto është 26.120 euro. Nga shtetet e tjera fqinje, në Greqi paga bruto vjetore është 25.121 euro, ndërsa ajo neto është 12.189 euro, gjegjësisht një grek për çdo muaj pranon pagë mesatare prej 1015 euro. Në Itali, paga bruto është 39.599 euro, ndërsa ajo neto është 19.727 euro që do të thotë se çdo italian në mesatare në nivel mujor pranon pagë prej 1643 euro.