Gazë, 26 shtator 2021 (MIA) – Katër palestinezë e humbën jetën sot në sulmet ushtarake izraelite në Bregun Perëndimor, njofton agjencia palestineze e lajmeve Maan.
Herët në mëngjes, forcat izraelite kanë kryer një operacion të madh për arrestimin e aktivistëve të rezistencës në pjesën veriore të Bregut Perëndimor. Në periferinë Xhenin dhe Ramalla, ata u përballën me rezistencë nga grupet rinore palestineze. Në përleshjet me ushtrinë jetën e humbën katër arabë, ndërsa disa mbetën të plagosur.
Sipas Al Xhaziras, dy ushtarë izraelitë janë plagosur në përleshjet në atë zonë.