Pasojat e rënda të luftës në Siri, kanë rritur numrin e refugjatëve, të cilët kanë kërkuar strehim në vende të ndryshme. Përderisa shumë shtete hapen dyert për refugjatë, të tjerët bllokuan kufijtë e tyre, pasi në fundmi bota është tronditur nga sulme të vazhdueshme terroriste. Por a e keni ditur se cilat janë shtetet që kanë pranuar më së shumti refugjatë në tërë botën? KOHA ju sjellë listën e katër shteteve që kanë pranuar më së shumti refugjatë: Jordani ka pranuar 2.7 milionë refugjatë, Turqia ka pranuar 3.5 milionë refugjatë, Pakistani ka pranuar 1.6 milion, Libia ka pranuar 1.5 milion refugjatë… dhe, po këto shtete nuk kanë pranuar pothuajse asnjë ndihmë nga pjesa tjetër e botës lidhur me kujdesin që po tregojnë për refugjatët.