“Mendoj se kemi një problem me zotin Kurti, ai nuk është i gatshëm ta pranojë. Më duket se kemi disa probleme shumë thelbësore me të, nëse ende mund ta konsiderojmë si partner”.
Kështu është shprehur ambasadori amerikan në Beograd Christopher Hill, në një intervistë me shërbimin serb të Zërit të Amerikës.
Sipas tij, duhen disa ndryshime. “Nuk dua të flas se deri ku duhet të shkojnë dhe si do të arrihen. E di që do të ketë shumë diskutime me komunitetin serb në Kosovë se si të ecim përpara”, – shtoi Hill.