Shkup, 24 korrik – Këshilli për Etikë në Mediat e Maqedonisë (KEMM), Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e Pavarur e Punonjësve Mediatik (SPPM) në një kumtesë të përbashkët theksojnë se përballen me keqpërdorim të mediave të cilat shërbejnë në agjenda të individëve dhe grupe destruktive, urgjentisht kërkojnë prej tyre t’i përmbushin rregullat bazë për punë profesionale, duke e përfshirë respektimin e Kodit të gazetarëve, transparencës në strukturën personale dhe redaktuese, si dhe për pranimin e vetërregullimit si mbrojtës i vetëm i lirive dhe pavarësisë mediatike.
Kjo përfshin edhe theksimin e autorësisë, si dhe burimeve të informacionit kur merren përmbajtje nga media të tjera.
“E drejtë e çdo media është të vendosë nëse do të marrë pjesë në punën e trupit vetërregullues – Këshilli për Etikë në Mediat e Maqedonisë, por kjo nuk i liron nga obligimi t’i respektojnë standardet profesionale në fushën mediatike. Këto janë standardet profesionale të cilat pritet të përmbushen nga ana e mediave, në të kundërtën ata vetëm do të konsiderohen për para media, të cilat punojnë në dëm të interesit publik. Jemi të shqetësuar që besimi i opinionit në media shpesh herë është tradhtuar nga individë dhe platforma mediatike të cilat punojnë në mënyrë të papërgjegjshme dhe në dëm të interesit publik, duke vënë me këtë në pikëpyetje integritetin e profesionit”, theksojnë nga KEMM, SHGM dhe SPPM.
Theksojnë se dukuri të tilla negative më shpesh ka në platformat e mediave inlajn, ku ndodhen përmbajtje me cilësi shumë të ulët, lajme të rreme, dezinformata, propagandë dhe senzacionalizëm. Në vitin 2017 mbi 80 për qind të ankesave deri te Komisioni i ankesave të SPPM kishin të bënin pikërisht me mediat onlajn.