Shkup, 16 shkurt – Një pjesë e shfrytëzuesve nga rrugët “Ballzakova”, “Nevena Georgieva Dunja”, “Drenak” dhe “367” në komunën Kisella Vodë nesër nga ora 8:30 deri në orën 15 do të mbeten pa furnizim me energji elektrike. Në periudhën nga ora 9 deri në orën 14 do të jenë edhe shfrytëzuesit nga rruga “Strezova” dhe SHMK “Llazar Tanev” në komunën Karposh, nga ora 10 deri në orën 12 një pjesë e shfrytëzuesve nga bulevardi “Brigada e 12-të e Maqedonisë” dhe nga QT Lisiçe në komunën Aerodrom, ndërsa nga ora 9 deri në orën 11:30 edhe një pjesë e shfrytëzuesve nga fshati Vollkovë tek rrethrrotullimi. Nga ora 12 deri në orën 14 pa energji elektrike do të jenë edhe shfrytëzuesit të një pjese të rrugëve “Georgi Dimitrov”, “Todor Panica” dhe “Vera Jociq” në komunën Kisella Vodë. Siç informon Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit, arsye për ndërprerjen në furnizimin me energji elektrike është realizimi i intervenimeve të caktuara teknike në sistem nga ana e EVN Maqedoni.