Nga të gjitha tipat e veturave 918 që ka bërë “Porsche”, ky është i vetmi i specifikuar me ngjyrën “Arrow Blue”. Kur veturat sportive dalin në ankand, zakonisht ato janë të viteve 1950 dhe 1960, por në shitjen e radhës kemi të bëjmë me një “Porsche 918 Spyder” unik në Britani të Madhe, i cili ofron rastin për të marrë një super-veturë moderne në këmbim. Si shtesë për ngjyrë speciale, blerësi kishte porositur këtë “918 Spyder” me pakon me performancë të lartë Weissach. Aty janë zëvendësuar tavani, pasqyrat, korniza e xhamave dhe ana e pasme me komponentë fibër karbon. Sipas “RM Sotheby’s”, “918 Spyder” ka vetëm një pronar, i cili ka kaluar me veturën 11,000 kilometra. Ka dy motorë elektrikë, 874 kuaj fuqi. Me pakon “Weissach”, automjeti mund të arrijë shpejtësinë 100 kilometra në orë për 2.6 sekonda.