Pjesëtarët e forcave speciale gjermane sot në mëngjes në orën 7:43 sipas kohës lokale kanë hyrë në hangarin e ish-aeroportit Tempelhof në Berlinin jugor, bëri të ditur “Di Velt”. Detajet nga operacioni në këtë moment nuk bëhen të ditura. Tempelhof njëri prej komplekseve më të mëdha ndërtimor në botë dhe i cili kryesisht ishte ndërtuar nga nazistët, për momentin shfrytëzohet si qendër për refugjatë. Në sulmin me kamionë në bazarin e krishtlindjeve në Berlin e kanë humbur jetën 12 persona, ndërsa të paktën 48 janë lënduar, nga të cilët disa më rëndë. Sulmi ka ndodhur mbrëmë, kur shumica e njerëzve u mblodhën rreth stendave tradicionale me prodhime për krishtlindje, ushqim dhe pije.