Shkup, 25 tetor – Komisioni për ndjekje të parregullsive eventuale zgjedhore pranë Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë apelon deri te qytetarët, organizatat civile, liderët dhe anëtarët e partive politike gjatë procesit zgjedhor të përmbahen nga marrja e veprimeve me të cilat bëhen autorë të veprave penale. Komisioni, siç kumtoi Prokuroria, vazhdon edhe në këtë periudhë në vazhdimësi t’i ndjekë ngjarjet në lidhje me zgjedhjet dhe votimin, deri në përfundimin e procesit zgjedhor. “Angazhim i Komisionit është përmes koordinimit të prokurorive themelore publike kompetente për të mundësuar veprim parimor për të gjitha ngjarjet juridike penale ku ka indikacione se janë bërë vepra penale lidhur me zgjedhjet dhe votimin. Njëkohësisht, qëllimi i Komisionit është edhe në mënyrë parandaluese të veprojë ndaj opinionit dhe të pengojë vepra penale eventuale lidhur me procesin zgjedhor”, theksohet në kumtesë. Nga Komisioni bëjnë thirrje deri te qytetarët, organizatat civile, liderët dhe anëtarët e partive politike që të përmbahen nga veprimet e ndërmarra me të cilat bëhen autorë të veprave penale dhe në këtë drejtim theksojnë një pjesë të veprave penale të përfshira në Kapitullin 16 nga Kodi Penal. “Gjatë procesit zgjedhor, pjesa më e madhe e veprave penale për të cilat merren veprime kanë të bëjnë me veprën penale Ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, të paraparë në nenin 162 nga Kodi penal. E bëjmë të qartë për opinionin se për personin i cili një personi tjetër me të drejtë vote i ofron, i jep ose premton dhuratë ose dobi tjetër, me qëllim, për ta fituar, ta bëjë, të mos e bëjë ose si ta kryejë të drejtën e votimit është paraparë dënim me burg prej të paktën pesë vjet. Ky dënim me burg vijon edhe për personin me të drejtë vote i cili për të votuar, për të mos votuar ose për mënyrën si të votojë, do të kërkojë ose do të pranojë për vete dhuratë ose dobi tjetër. Theksojmë se madje edhe kur dobia është nga vlera më e vogël, autori në pajtim me Ligjin do të dënohet me gjobë ose me dënim me burg prej një viti”, theksohet në kumtesën e Prokurorisë. Prej atje theksojnë se me dënimin me burg prej të paktën tre vjet është sanksionuar kryerja e veprës penale Shkelja e sekretit të votës nga neni 163 nga Kodi penal, në pajtim me të cilin ndiqet personi i cili gjatë zgjedhjeve ose gjatë votimit do ta shkel sekretin. Përderisa vepra është bërë nga ana e anëtarit të organit zgjedhor ose personi tjetër zyrtar në kryerjen e shërbimit në lidhje me zgjedhjet ose votimin, dënimi i paraparë me burg është të paktën tre vjet. Kjo ka të bëjë edhe për personin i cili me përdorimin e forcës, kërcënim serioz, shfrytëzim të varësisë zyrtare, të punës ose ekonomike dhe në mënyrë tjetër, do të veprojë nga tjetri për të thënë nëse dhe si ka votuar. Komisioni për ndjekje të parregullsive eventuale zgjedhore, në lidhje me informacionet e dhëna në opinion në periudhën e fundit, tregon edhe në veprën penale Përgjimet e paautorizuara dhe incizimin e ngushtë nga neni 151 nga Kodi penal edhe pse është pjesë e Kapitullit 16 nga Kodi penal. “Iu sqarojmë qytetarëve, anëtarëve të organizatave civile, partive politike se kryerja e kësaj vepre penale dënohet me dënim me burg prej një deri në pesë vjet edhe atë për personin i cili me përdorimin e pajisjeve të veçanta në mënyrë të paautorizuar përgjon ose incizon bisedë ose deklaratë që nuk i dedikohet, person i cili do të mundësojë personit të paftuar të njihet me bisedën ose deklaratën e cila është përgjuar ose incizuar me zë, si dhe person i cili do të incizojë deklaratë e cila i është dedikuar, pa njohurinë e atij i cili e jep, me qëllim ta keqpërdorë ose ta transmetojë ndaj personave të tretë ose ai që deklaratën e tillë drejtpërdrejtë ia transmeton personave të tretë”, theksojnë nga PPRM-ja. Nga Komisioni për ndjekje të parregullsive zgjedhore theksojnë se vazhdon ta koordinojë punën e prokurorëve publikë në lidhje me zbulimin dhe ndjekjen e autorëve të veprave penale lidhur me zgjedhjet, për çka në vazhdimësi opinioni do të njoftohet.