Kompanitë e sigurimeve reaguan për vendimin e shtyrjes së rritjes së çmimit për polisat e sigurimit.
Ata thonë se Komisioni i Autopërgjegjësisë e ka marrë vendimin pa marrë parasysh analizat e industrisë së sigurimeve.
Sipas reagimit, kompanitë e Sigurimeve janë të zhgënjyer nga pretendimet e njëanshme dhe kualifikimet joprofesionale që u janë dërguar nga rregullatori ASO, mbi bazën e të cilave Komisioni ka ulur çmimin e autopërgjegjësisë.
Më poshtë reagimi i plotë:
Komisioni i Përgjegjësisë Automobilistike ka marrë vendim pa marrë parasysh analizat e industrisë së sigurimeve Kompanitë e sigurimeve janë të zhgënjyera nga pretendimet e njëanshme dhe kualifikimet joprofesionale që u janë dërguar nga rregullatori ASO, mbi bazën e të cilave Komisioni ka ulur çmimin e auto-përgjegjësisë.
Vendimi i sotëm i Komisionit të AO-së pranë Ministrisë së Financave për të rikthyer çmimet e OA-së përfaqëson një kërcënim të drejtpërdrejtë për stabilitetin financiar të sektorit të sigurimeve, duke vendosur një kufizim rregullator në politikat e çmimeve në tërësi, në kundërshtim me rekomandimet e KE-së në raporti për ecurinë e vendit tonë, i cili mund të vërë në dyshim seriozisht kujdesin ndaj të siguruarve.