Jerusalem, 16 gusht – Kongresistja demokratike amerikane me origjinë palestineze Rashida Tlaeb sot deklaroi se nuk do ta vizitojë familjen në Bregun Perëndimor sepse Izraeli i ka dhënë leje për hyrje në vend mbi bazë humanitare, duke theksuar se “masat diktatoriale” izraelite janë menduar që ta poshtërojnë atë.
Izraeli i ndaloi Tlaebit dhe një anëtare tjetër të Kongresit amerikan t’i vizitojnë Jerusalemin dhe Bregun Perëndimor për shkak të mbështetjes së tyre të lëvizjeve ndërkombëtare të cilët angazhohen për bojkot të shtetit hebraik, por pas zhurmës së fuqishme që u ngit në bashkësinë ndërkombëtare, autoritetet izraelite, megjithatë, sot bënë të ditur ajo mund ta vizitojë familjen në Bregun Perëndimor mbi bazë humanitare.
Ministria izraelite e Punëve të Brendshme publikoi edhe letër të cilën, gjoja, e ka nënshkruar Tlaeb, ndërsa në të cilën ajo premton se gjatë vizitës nuk do të propagandojë bojkot të Izraelit, transmetuan mediat amerikane.
Rashida Tlaeb në kumtesën e saj theksoi se zemra e gjyshes së saj do të thyhet nëse ajo e viziton në Bregun Perëndimor nën “kushte diktatoriale” të këtilla, qëllimi i së cilëve është ta poshtërojnë.
“Të më heshtin ashtu që do të më detyrojnë të ndjehem më e vogël, ajo këtë nuk e do për mua. Kjo do të vrasë një pjesë e imja, pjesën e cila gjithmonë është kundër racizmit dhe padrejtësisë”, theksoi kongresistja amerikane.