Moskë, 16 gusht – Rusia ka u dërguar ftesë presidentit amerikan Donald Tramp, liderit të Koresë së Veriut Kim Xhong-un dhe kryeministrit britanik Boris Xhonson të marrin pjesë në kremtimin e Ditës së Fitores në Luftën e Dytë Botërore vitin e ardhshëm në Moskë.
Siç bëri të ditur këshilltari i presidentit rus, Jurij Ushakov, kremtimi solemn për 75 vjetorin e fitores në Luftën e Dytë Botërore do të mbahet më 9 maj të vitit 2020.
Ushakov përkujtoi se presidenti francez Emanuel Makron tashmë e ka pranuar ftesën më 16 korrik në bisedë telefonike me presidentin rus Vlladimir Putin.
Mes të ftuarve janë edhe kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti kinez Si Xhinping.