Athinë, 18 shkurt – Kamenosi ka përgjegjësi potenciale nëse më ndodh mua diçka dhe familjes time, shkruan Nikos Koxias në padinë, që përmes avokatit të tij e ka ngritur kundër kryetarit të Grekëve të Pavarur dhe ish ministër dhe partner i koalicionit në Qeverinë greke, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Ish shefi i diplomacisë greke konsideron se me gënjeshtrat dhe dezinformatat që i ka përhapur Panos Kamenosi i cenohet nderi, reputacioni dhe dinjiteti, përcjellë gazeta KOHA.
Në padinë, ish shefi i diplomacisë greke thekson se ekzistojnë shantazhistë të cilët ia kanë kërcënuar, të cilët e kanë shpifur, me qëllim që ta dëmtojnë edhe vetë politikën të cilën e ka udhëhequr, ndërsa kjo është Marrëveshja e Prespës. Koxias shkruan se shantazhistët kanë përhapur tre gënjeshtra që ta detyrojnë të heshtë: se ka marrë 50 milionë euro nga Sorosi, se ka vjedhur para nga fondet sekrete të Ministrisë greke të Punëve të Jashtme dhe se në mënyrë ilegale edhe për të në mënyrë profitabile ka zgjedhur kompani për lëshimin e vizave.
Pasi që avokati i Koxiasit e ka parashtruar padinë, përmes Tuiterit t tij zyrtar u prononcua Panos Kamenosi.
“Jam i gatshëm dhe do t’i dorëzoj të gjitha provat deri te drejtësia nga e cila aq frikësohet”, ka shkruar Kamenos në Tuiter.(koha.mk)