Athinë, 23 tetor – Çfarë fqinji duam, nën ndikim të Turqisë? Të ndarë mes Shqipërisë dhe Bullgarisë?, pyeti ish-ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Koxias gjatë fjalimit të tij nga qyteti Iraklio në ishullin grek Kretë, duke u përqendruar në çështjen e emrit, bisedimeve dhe zgjidhjes mes dy vendeve.
Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina, Koxias foli në ngjarjen e organizuar nga Lëvizja e ideve dhe aktiviteteve Prato dhe i ka përfshirë të gjitha aspektet në politikën e jashtme greke.
“Duam që fqinji ynë më i afërt të jetë nën ndikim, nën kontroll të fuqive të treta, siç është Turqia? Duam, siç duan disa, dështim të një shteti në Ballkan, që ta destabilizojë dhe të ndahet ky vend mes Bullgarisë dhe Shqipërisë? Ose duam të kemi stabilitet në Ballkan, stabilitet të kufirit, zhvillim të ndikimit të vendit tonë në rajon dhe të mundemi të bëjmë aleanca?, pyeti Koxias.
Duke folur për marrëdhëniet e Rusisë, ish-shefi i diplomacisë greke tha se zgjidhja e problemit mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe ndryshimi i emrit nuk është që “Maqedonia Veriore të hyjë në NATO”, por për shkak se kjo është zgjidhje e një problemi edhe për Greqinë edhe nga interesi nacional.
Në këtë kontest, ish-ministri i jashtëm i Greqisë, theksoi se në negociatat nuk duhet të lejojë përzierje të shumë palëve, sepse nuk do të gjendet zgjidhje.
Koxias në ngjarjen dyorëshe foli edhe për dorëheqjen e tij, për punën e qeverisë, por edhe për Kamenosin.
Tha se ai personalisht beson se me pozicionin e tij e ka mbrojtur dinjitetin e tij, dinjitetin e vendit dhe të qeverisë.
Lidhur me politikën që duhet ta përcjell, tha se nuk duhet të vendoset si pjesë e problemit, por “qeveria greke duhet t’i zgjidh problemet”.