Komiteti qendror i VMRO-DPMNE-së në seancën e mbrëmshme për situatën aktuale politike e dënoi, siç kumtoi partia, tentimin e paligjshëm për zgjedhjen e kryetarin e Kuvendit i cili paraqet dhunë ndaj institucioneve, para së gjithash Kushtetutën, ligjet dhe rregulloren e përshkruar.
“Mosrespektimi i Kushtetutës është mosrespektim i shtetit të Republikës së Maqedonisë dhe mund të paraqesë hyrje të rrezikshme në praktikën e re të devalvimit të shtetit dhe institucioneve”, thuhet në kumtesë. Për Komitetin qendror të VMRO-DPMNE-së, siç qëndron në kumtesë, tentimi për krijimin e institucioneve të paligjshme do të bënte precedent i cili në të ardhmen mund të keqpërdorë dhe të bëhet praktikë e zakonshme dhe në këtë mënyrë të suspendohet dëshira e qytetarëve e shprehur në zgjedhje.
Komiteti qendror i VMRO-DPMNE-së e dënoi edhe, thekson partia, “veprimin kontrabandues dhe të paligjshëm të deputetëve Goran Misovski dhe Ferid Muhiq të cilët me veprimet e tyre të paligjshme i kanë provokuar qytetarët e Maqedonisë dhe ata për sjelljen e tillë duhet të përgjigjen penalisht”. Vetëm dënimi i ashpër i sjelljes së tillë anti-shtetërore do të pengojë të përsëritet shkelja ndaj Kushtetutës dhe ligjeve, konsideron KQ e VMRO-DPMNE-së. Apelon deri te LSDM-ja dhe udhëheqësia e saj, qartë, pa mëdyshje dhe në tërësi të heq dorë nga Platforma e Tiranës, siç thekson, të krijuar, të promovuar dhe të pranuar në shtetin fqinj.