Kroacia ka arkëtuar pikët e plota në ndeshjen e sotme ndaj Sllovakisë.
Vendasit fituan përballjen e sotme me rezultat prej 3 me 1, transmeton Koha.net.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi në minutën e 32 përmes Bozenikut.
Por, kroatët përmbysën gjithçka në pjesën e dytë duke shënuar tre herë.
Vlasiq, Petkoviq, e Perishiq shënuan golat e fitores për Kroacinë.
Kroacia tani arrin në kuotën e 17 pikëve dhe është lider i Grupit E.