Taylor Swift i njoftoi fansat se është vënë në pikëpyetje performimi i saj në ceremoninë e ardhshme të American Music Award (AMA), si dhe në shumë ngjarje të tjera, sepse e ka të ndaluar t’i interpretojë këngët e veta.
Në një mesazh në mediat sociale, këngëtarja tha se menaxherët e muzikës Scooter Braun dhe Scott Borchetta nuk e lejojnë atë të këndojë hite nga albumet e saj të vjetra për të cilat ata i kanë të drejtat.
Ajo shton se edhe dokumentari i Netflixit për jetën e saj është rrezikuar gjithashtu.
Menaxherët e saj Braun dhe Borchetta ende nuk kanë komentuar për veprimet e tyre.
Swift i theksoi të gjitha këto në një postim të postuar në Twitter me titullin, “Nuk di çfarë të bëj tjetër”.
“Aktualisht në pikëpyetje është performanca ime në AMA, dokumentari i Netflixit dhe çdo ngjarje tjetër në të cilat kam planifikuar të interpretoj para nëntorit të vitit 2020”, ka shkruar këngëtarja.
Swift në qershor tha se ish-shtëpia e saj diskografike Braun i kishte shitur hitet e saj të mëhershme, ndërsa ajo nuk ishte në dijeni të kësaj, shkruan KOHA Ditore. Në atë kohë, këngëtarja e akuzoi Braunin, i cili gjithashtu e menaxhon Ariana Granden, Justin Bieber dhe Demi Lovato, për “përdhunim të vazhdueshëm manipulues”.
Ajo gjithashtu e akuzoi Braunin për përpjekje të demontimit të trashëgimisë së saj muzikore. Gjithashtu, tha se planifikon t’i riregjistrojë këngët nga gjashtë albumet e saj të parë në mënyrë që të mund t’i zotërojë të drejtat për versionet e reja.