Ashtu edhe siç u paralajmërua, Kryesia e Kuvendit të Kosovës e ka caktuar si pikë të rendit të ditës, procedimin e Projektligjit nr. 05/L-156 për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Kryesia do të mblidhet në orën 10:00 në sallën C 301, ku do të vendoset se kur do të votohet për shndërrimin e FSK’së në ushtri.
Ky është rendi i ditës:
Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme, Procedimi i Projektligjit nr. 05/L-156 për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave.