Komisari i Lartë i Kombeve të Bashkuara (OKB) për të Drejtat e Njeriut, Zeid Ra’ad Al Hussein, deklaroi se muslimanët e Arakanit në Mianmar përballen me vrasje masive, përdhunime dhe shkatërrime sistematike të shtëpive, fshatrave dhe pronës së tyre. “Pasi të marrim në konsideratë të gjitha këto, vallë mundet ndokush të mohojë praninë e elementeve të gjenocidit”, pyeti Al Hussein.