Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në vazhdimin e sotëm të seancës së 64-t me 64 vota “për”, 14 “kundër” dhe dy të përmbajtur e miratoi draft-amendamentin XXXV të Kushtetutës, në të cilin do të qëndrojë “Republika e respekton sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë politike të shteteve fqinje”.
Deputetët nga pozita dhe opozita gjatë debatit mbetën në pozicionet e tyre për dhe kundër ndryshimit të Kushtetutës në bazë të Marrëveshjes së Prespës. Për opozitën pushteti nuk ka mandat për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, për çka nuk ka konsensus, ndërsa me këtë fiton vetëm Greqia. Për pozitën me marrëveshjen fiton Maqedonia, përforcohet shtetësia dhe identiteti kombëtar dhe hapet rruga për anëtarësim në BE dhe në NATO.
Zoran Ilioski nga VMRO-DPMNE-ja tha se ky amendament nuk ndryshon asgjë ndërsa thelbi i ndryshimit është në ndryshimin e emrit. Vlerëson se edhe nga Greqia duhet të kërkohet që ta vendosë të njëjtën dispozitë që të tregohet miqësi e vërtetë.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme Andrej Zhernovski replikoi se bëhet fjalë për amendament me të cilin të dyja vendet ndërmjet vete garantojnë paprekshmëri të kufijve.
Për këtë, Ilioski replikoi se do të jetë reciproke nëse fjalia e njëjtë gjendet edhe në Kushtetutën e Greqisë.
Ivan Ivanovi kërkoi që të tërhiqet ky amendament, sepse është i rregulluar me të drejtën ndërkombëtare. Maqedonia tha ka dëshmuar se është anëtare paqësore dhe konstruktive në bashkësinë ndërkombëtare, ndërsa në shtesën e nenit 3 në Kushtetutë, me kërkesë të Greqisë tashmë është shprehur se nuk ka pretendime territoriale drejtë shteteve fqinje.
Ilija Nikollovski nga Partia e pensionistëve tha se respektimi i sovranitetit, integritetit territorial dhe pavarësisë politike të shteteve fqinje është i domosdoshëm për ruajtjen dhe ndërtimin e stabilitetit dhe paqes në hapësirat ballkanike. Sipas tij, Kushtetuta nuk është bibël dhe kjo miratohet dhe ndryshohet në Parlament, ndërsa partia e tyre ka qëndrim parimor për mbështetjen e Marrëveshjes.
Për Nevena Stamenkovskën nga VMRO-DPMNE-ja hapet dilemë se në fazën e tretë do t’i marrin amendamentet e vërteta për ndryshimin e Kushtetutës, ndërsa këto amendamente janë dërguar në pro formë që më lehtë të kalojnë te qytetarët, sepse thuhet të shkruara “skandaloze”. Pasi që të kalojnë këto ndryshime kushtetuese, Greqia, thotë nuk do të ndalojë me kërkesat e saja dhe do të kërkojë të reja.
Pas votimit të këtij amendamenti filloi debati edhe për draft-amendamentin e katërt XXXVI, i fundit nga katër të paraparët, në bazë të Marrëveshjes së Prespës, ndërsa ka të bëjë për mërgimtarët. Me të Republika t’i mbrojë të drejtat dhe interesat e shtetasve të saj të cilët jetojnë ose qëndrojnë në mërgim dhe i përmirëson lidhjet e tyre me atdheun, ndërsa gjatë kësaj nuk do të përzihet të drejtat sovrane të shteteve tjera dhe në punët e tyre të brendshme.