Volvo ka prezantuar autobusin Volvo Gran Arctic 300 që është autobusi më i madh në botë. Autobusi i veçantë është 30 metra i gjatë dhe ka kapacitet për 300 pasagjerë. Ai ishte krijuar nga Volvo Bus Latin America veçanërisht për sistemin e transportit të Brazilit dhe do të debutojë së shpejti. “Ky automjet do të ofrojë efikasitet në organizimin e sistemit të transportit dhe do të sigurojë kualitet më të lartë për pasagjerët dhe do të kursejë edhe operatorët”, ka thënë Fabiano Todeschini, presidenti i Volvo Bus Latin America.