Aktori i turk, Necati Şaşmaz, i njohur për rolin e Polat Alemdar në serialin “Lugina e Ujqërve” ka vendosur të divorcohet nga bashkëshortja Nagehan Şaşmaz, me të cilën u martua në vitin 2012 dhe u bënë prind të 2 fëmijëve.
Sipas lajmit të publikuar në programin “2.Sayfa” në Kanal D, çifti i famshëm është përfolur edhe më parë për divorc. Avokati i Necati Şaşmaz, tha se klienti i tij, pavarësisht të gjitha përpjekjeve nuk ka arritur ta shpëtojë martesën dhe “ka vendosur të divorcohet nga bashkëshortja Nagehan Sasmaz”.
Avokati tha se pavarësisht dëshirës së aktorit për një divorc me marrëveshje, diçka e tillë nuk është arritur, çka e ka detyruar atë t’i drejtohet gjykatës