Sipas të gjitha gjasave, Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës do të jetë pjesë e koalicionit “Fronti Evropian” e kryesuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Jozyrtarisht, burime pranë kësaj partie i kanë thënë gazetës KOHA se grupit të Selës do t’i takojnë katër deputetë të sigurtë në listat zgjedhore, me gjasa reale të fitojnë edhe deputetin e pestë nëse koalicioni i tyre kalon pragun e 20 deputetëve.
Ajo që dihet, Zijadin Sela do të kryesojë listen e Frontit Evropian në Njësinë e 5 zgjedhore, ndërsa edhe dy deputetë në kombinime fituese do t’i kenë në Njësinë e 6 zgjedhore, ndërsa nga një në zonën e parë dhe të dytë zgjedhore.
Kjo ofertë e BDI-së do të shqyrtohet ditën e enjte nga Kuvendi i përgjithshem i ASH-së së Selës që do të mbahet në Shkup. Nëse kuvendarët e miratojnë këtë ofertë, që ka gjasa reale të ndodhë, atëherë nënshkrimi i vendimit për koalicion do të ndodhë të shtunën në Gostivar. (koha.mk)