Moskë, 20 shkurt -Ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavrov konsideron se Perëndimi në mënyrë të ashpër i shtyn vendet e Ballkanit të bëhen anëtare të NATO-s, pa u kthyer në popujt e atyre vendeve.
“Perëndimi vazhdon me politikën e tij të shëmtuar për tërheqjen e këtij rajoni në NATO, megjithatë duke i injoruar tërësisht njerëzit në këto vende, si dhe leksionet për historinë ose mirësjelljen e thjeshtë diplomatike, deklaroi Lavrov në konferencën e sotme në Moskë në nder të ambasadorit të vdekur të Rusisë në KB, Vitalij Çurkin.
Ai, gjithashtu, theksoi se Rusia kohë të gjatë bën thirrje në “kthim të parimeve bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare të shënuara në Kartën e KB-së dhe dokumentet e OSBE-së, përkatësisht të barazisë sovrane të shteteve, mospërzierje në punët e brendshme, përmbajtje nga kërcënimet ose përdorim i forcës dhe zgjidhjes së përleshjeve në mënyrë të qetë”.